Ballina Bota

FOKUS – Ekspertët: Rreziqe për Iranin, ndërsa lufta civile në Siri po rëndohet

TEHERAN, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Përfitimet e shpejta territoriale nga rebelët islamikë në Siri përbëjnë gjithashtu një rrezik për Iranin, sipas një eksperti të njohur.

Hamidreza Azizi, studiues vizitor në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe Sigurinë, shkroi në X se ”grupe të ngjashme mund të ndjehen të frymëzuar nga ofensiva islamike Hayat Tahrir al-Sham (HTS) në Siri dhe të shtojnë sulmet e tyre ndaj Iranit”.

“Marrëdhëniet mes Iranit dhe talebanëve gjithashtu mund të bëhen edhe më të tensionuara”, shkroi ai.

Irani konsiderohet aleati më i rëndësishëm i qeverisë siriane së bashku me Rusinë.

Trazirat politike që nga fillimi i luftës së Gazës e kanë dobësuar seriozisht Teheranin dhe aleatët e tij.

Të enjten, grupi ekstremist sunit Jaysh al-Adl, aktiv në zonën kufitare juglindore midis Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, uroi HTS për sukseset e saj ushtarake./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati i Xhaçkës, Kuvendi: Opinioni i Venecias do të botohet sipas rregullave
Artikulli tjetërPirdeni prezanton kursin e KiE mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike