Ballina Aktualitet

PD cakton Alizotin drejtues politik në Elbasan, Topallin për diasporën

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur zëvendësimin e Ervin Salianjit si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu Berisha ka caktuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin si koordinatore për diasporën.

Ndërsa për Kavajën e Rrogozhinën drejtues politik do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

PD bën të ditur se, ky vendim bazohet në Statutin e Partisë për intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Opozita do të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin 2025
Artikulli tjetërGjylameti: Pagë minimale për njërin nga prindërit e fëmijëve autikë apo me sindromën “down”