Ballina Flash

Basha: U ofrojmë alternativën për ndryshim shqiptarëve

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se grupimi që ai drejton do të bëjë gjithçka që t’u ofrojë shqiptarëve ndryshimin.

Në një intervistë televizive, Basha tha se alternativa do të shpaloset me programin e prezantuar në 1 qershor nga njëra anë dhe ekipi prej 140 kandidatësh për deputetë të demokratëve euroatlantikë dhe aleatëve politikë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që t’u japim ndryshimin qytetarëve. Dhe programi nga njëra anë i shpalosur më 1 qershor do të debatohet me të gjithë grupet e interesit edhe në mungesë të mbulimit mediatik, do të thoja të porositur se nuk është rastësi që asnjë televizion nuk bën asnjë debat, nuk fton askënd për të debatuar tezat e programit tonë politik”, tha Basha.

“Dhe paralelisht me këtë në një periudhë të shkurtër kohore, sepse koha nuk pret më, kandidatët për deputetë, pra ekipi prej 140 kandidatësh për deputetë që do të kombinojë brenda tij sigurisht kandidatë për deputetë të demokratëve euroatlantikë, por dhe kandidatët e aleatëve tanë politikë në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Basha.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore
Artikulli tjetërBalluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë