Ballina Lajme nga Vendi

Parametrat e sigurisë, policia e Beratit 18 procedime në një javë

TIRANË, 29 tetor/ATSH/- Policia e Beratit po punon me intensitet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e krimeve, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë javës që kaloi strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat proceduan 18 shtetas për vepra penale të ndryshme, nga këta 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, 2 shtetas janë ndaluar pasi ishin shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, janë plotësuar 2 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, si dhe janë vendosur 471 masa administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Beratit zhvilloi gjithashtu në takimin me temë “Llogaridhënie Publike për Parandalimin e Krimit”, si dhe ka vijuar takimet me nxënës në kuadër të muajit kundër “Luftës së trafikimit të qenieve njerëzore”.

Po ashtu, policia po vijon punën për goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUkrainasja me origjinë shqiptare, sfilatë me veshje tradicionale
Artikulli tjetërPaketa fiskale 2019, Muçostepa: Risi pozitive për rritjen e investimeve