Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Risi pozitive për rritjen e investimeve

Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Risi pozitive për rritjen e investimeve

Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Risi pozitive për rritjen e investimevehttps://ata.gov.al/2018/10/29/paketa-fiskale-2019-mucostepa-risi-pozitive-per-rritjen-e-investimeve/Për Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, paketa fiskale ka bërë një ndërhyrje pozitive edhe në sektorin e minerar duke stimuluar përpunimin e kromit në vend. “Për sa i përket rentës, lidhur me sektorin e kromit është vlerësuar si pozitive rritja e kësaj rente, pasi është pozitive të risim përpunimin e produktit të kromit në Shqipëri”, tha ajo për ATSH.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 29 Tetor 2018

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – “Paketa fiskale e vitit 2019, korrigjon problemet me evazionin fiskal”, – deklaroi në një intervistë për ATSH, kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Ines Muçostepa.

“Është një paketë, e cila ka sjellë korrigjimin e problemeve lidhur me evazionin fiskal, shqetësim edhe i sipërmarrjes gjatë viteve të fundit”, – thekson Muçostepa.

Sipas saj, paketa fiskale ka përmirësuar edhe nivelin e taksimit të pagave për shtresën e mesme.

“Është një pakete e cila prek TVSH-ën, në ato sektorë të cilët konsiderohen prioritare është një paketë, e cila ka prekur edhe të ardhurat, pagat e larta, një çështje kjo e diskutuar prej kohësh përsa i përket faktit që tatohej më shumë pjesa intelektuale. Tashmë kjo fashë e ngritur në 150 mijë lekë, do të jetë një ndihmë shumë e mirë pikërisht për shtresën intelektuale”, – nënvizoi Muçostepa për ATSH.

Për kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, paketa fiskale ka bërë një ndërhyrje pozitive edhe në sektorin e minerar duke stimuluar përpunimin e kromit në vend.

“Për sa i përket rentës, lidhur me sektorin e kromit është vlerësuar si pozitive rritja e kësaj rente, pasi është pozitive të risim përpunimin e produktit të kromit në Shqipëri”, – tha ajo për ATSH.

Sipas Muçostepës, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm përsa i përket pasurive kombëtare siç është edhe sektori minerar i kromit.

“Patjetër që duhet të vlerësojmë pasuritë kombëtare, dhe ky është një hap goxha i rëndësishëm”, – përfundoi Muçostepa. /e.xh/ /o.l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.