Ballina Bota

BERLIN – Merkel dëshiron të mbetet kancelare

BERLIN, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron të mbetet në këtë post edhe nëse ajo nuk do të jetë më udhëheqëse e Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) , njoftuan burime brenda partisë CDU për shtypin vendas.

Merkel i bëri këto komente gjatë një takimi të krerëve të partisë për të diskutuar mbi bllokun konservator të saj, i cili humbi në dy zgjedhje parlamentare në dy javët e fundit.

Deri sot, Merkel kishte këmbëngulur që kancelaria dhe presidenca e partisë duhej të ishin në të njëjtën dorë.

Ndërkohë, ish-kreu i kristiandemokratëve në Bundestag, Friedrich Merz ka deklaruar se kërkon lidershipin e CDU-së./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa fiskale 2019, Muçostepa: Risi pozitive për rritjen e investimeve
Artikulli tjetërRijetëzohet kisha e Shën Kollit, monumenti i kultit bizantin më i spikatur në rajon