Ballina Ekonomi

Segmenti 3 i Qukës-Qafë Plloçë, kryhen 66 % e punimeve fizike

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Në segmentin e tretë të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, po vijojnë punimet, ndërsa deri tani janë kryer 66 % e punimeve fizike.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht në këtë segment po punohet për formimin e trupit të rrugës në mbushje dhe gërmim, punime të cilat janë drejt përfundimit.

Paralelisht vijon puna gjatë gjithë gjatësisë së rrugës për mbrojtjen dhe sistemimin e skarpatave me rrjeta.

Projekti bazë për ndërtimin e tre loteve të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë është hartuar në vitin 2011, por për shkak të problemeve me projektin, ku u panë mospërputhje mes projektit dhe terrenit, punimet për përfundimin e saj u vonuan.

I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë llogaritet rreth 255.8 milionë dollarë.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit
kufitar të Kapshticës.

Puna për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Territor i pastër”, asgjësohen mbi 2400 bimë kanabis në Shkodër
Artikulli tjetërVengu pret ambasadorët e Izraelit dhe Holandës për Çështjet Kibernetike