Ballina Flash

Rama ndan pamje të shëtitores plot me pushues në Shëngjin


TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Bregdeti i Shëngjinit është shndërruar në pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj gjatë sezoneve verore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në shëtitoren e Shëngjinit e mbushur plot me qytetarë.

Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

Autoritetet në vend kanë raportuar se 6.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti, ose 1.2 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLija e majmunëve, Harxhi: Gjenerata para viteve ’80, më e mbrojtur
Artikulli tjetërKISHINEV – Scholz konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Moldavinë dhe Ukrainën