Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 1 gusht

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore kryesisht nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 27/38 Diell
Kukës 19/35 Diell
Lezhë 26/38 Diell
Dibër 22/37 Diell
Durrës 21/37 Diell re
Tiranë 23/38 Diell
Elbasan 25/39 Diell
Berat 19/38 Diell
Vlorë 20/35 Diell
Korcë 196/32 Diell re
Gjirokastër 19/37 Diell re
Sarandë 23/35 Diell

 

                                                                       

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Meloni: Vizita në Kinë rinis marrëdhëniet mes dy vendeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/8/2024