TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore kryesisht nga orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 27/38 | Diell |
| Kukës | 19/35 | Diell |
| Lezhë | 26/38 | Diell |
| Dibër | 22/37 | Diell |
| Durrës | 21/37 | Diell re |
| Tiranë | 23/38 | Diell |
| Elbasan | 25/39 | Diell |
| Berat | 19/38 | Diell |
| Vlorë | 20/35 | Diell |
| Korcë | 196/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
| Sarandë | 23/35 | Diell |
