Ballina Aktualitet

Shkodër, asgjësohen 10 000 bimë kanabis

TIRANË, 23 korrik/ATSH/- Policia e Shkodrës njofton se ka asgjësuar 10 000 bimë kanabis sativa.

Në një komunikim për mediat, Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka dhënë detaje nga vijimi i operacionit “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

“Nga mëngjesi i sotëm, deri tani, janë asgjësuar mbi 10 000 bimë kanabisi. Në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, njofton Policia e Shkodrës.

“Fokusi i punës së strukturave të Policisë Shkodër nuk është përqendruar vetëm tek asgjësimi i bimëve narkotike, por edhe te goditja e veprimtarisë kriminale që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe me trafikun e këtyre lëndëve”, përfundon njoftimi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBIOLOGJI – Peshkaqenë pozitivë ndaj … kokainës?!
Artikulli tjetërKurti kritikon BE-në për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe