Ballina Aktualitet

Nikolla në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në datat 8-9 korrik, po zhvillohet në Uashington DC Samiti Parlamentar i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Në Samit merr pjesë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Delegacionit Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli.

Në prag të Samitit, Nikolla dhe Kodheli morën pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për kryetarët e parlamenteve dhe delegacionet parlamentare të vendeve anëtare të Aleancës, në Capitol Hill.

 

Parlamentet e vendeve anëtare janë garanci dhe mbështetje e fuqishme që NATO të përmbush misionin për mbrojtjen e paqes.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër
Artikulli tjetërKOMENT – NATO feston 75-vjetorin në një kohë prove