Ballina Flash

Rama: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër më 18-19-20 Korrik.

“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata dhe vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës. Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia italiane “Turisti per Caso”: Vizitoni Shqipërinë dhe zbuloni vendet më autentike në Evropë
Artikulli tjetërNikolla në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington