Ballina Aktualitet

Rama: Parada e makinave retro në Gjirokastër, atmosferë fantastike

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Gjirokastra vizitohet çdo ditë nga qindra turistë vendas dhe të huaj që e zgjedhin qytetin e gurtë për veçantitë e tij, trashëgiminë, natyrën, mikpritjen, por edhe atmosferën e ngrohtë që krijohet nga shumë aktivitete të organizuara.

Këtë radhë, ishin makinat retro që gjallëruan qytetin e gurtë duke surprizuar turistët e shumtë që e shijuan këtë paradë në kuadër të javës italiane të kulturës.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Pazari i Gjirokastrës, ku parada e koleksionit të makinave retro që erdhën nga Italia solli një atmosferë fantastike, duke tërhequr vëmendjen e qindra turistëve vendas e të huaj.

Parada e mjeteve klasike të Veteran Club Valle D’Itria përshkoi rrugicat e kalldrëmta të qytetit të Gjirokastrës. Përveç këtyre mjeteve të mrekullueshme, të pranishmit shijuan dhe muzikën dhe atmosferën fantastike që u krijua.

Parada e makinave retro mbushi një ditë të paharrueshme për adhuruesit e makinave RETRO dhe kulturës.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi, sot në seancë plenare
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli godet objektivin e Hamasit të vendosur në shkollën e UNRWA-s