Ballina Bota

LUKSEMBURG – Regling: Italia nuk është Greqia e ardhshme

LUKSEMBURG, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Mos përhapni panik, Italia nuk është Greqia e ardhshme, u shpreh sot në Luksemburg kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (MES), Klaus Regling kundrejt shqetësimeve të nxitura nga projektbuxheti italian.

‘’Nuk ka rrezik megjithëse projektbuxheti nuk është në përputhje me rregullat europiane, por Italia nuk është Greqia e ardhshme’’, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Komisioni Europian pritet të dalë nesër me një prononcim në lidhje me projektin e paraqitur nga koalicioni populist në pushtet në Itali.

‘’Nuk duhet përhapur panik’’, theksoi Klaus Regling.

Italia nuk ka humbur konkurrueshmërinë, deficiti buxhetor nuk është aq i lartë dhe një pjesë e konsiderueshme e borxhit italian mundësohet nga një financim i brendshëm./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA- Zbulohet struktura e re e qelizës njerëzore
Artikulli tjetërPërvoja gjermane për agroturizmin: në bankën gjenetike me 3 mijë varietete bujqësore