Ballina Bota

ANKARA- Zbulohet struktura e re e qelizës njerëzore

ANKARA, 23 tetor /ATSH-AA/ – Shkencëtarë nga Suedia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar strukturën e re të qelizës njerëzore, që është një lloj kompleksi i proteinave.

Në kërkimin e kryer të institutit ”Karolinska” të Suedisë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.

Ekspertët njoftuan se kompleksi është një strukturë unike molekulare dhe luan rol kyç në ndarjen e qelizave.

Struktura e re është quajtur “adhesion complexes”.

Detajet janë publikuar në revistën “Nature Cell Biology”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Komisioni Europian kundërshton buxhetin e Italisë
Artikulli tjetërLUKSEMBURG – Regling: Italia nuk është Greqia e ardhshme