Ballina Bota

VARSHAVË – Duda: Polonia e gatshme të vendosë armë bërthamore në territorin e saj

VARSHAVË, 22 prill /ATSH-AA/ – Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë “të gatshëm” të vendosin armë bërthamore në territorin e tyre nëse NATO vendos të forcojë krahun e saj lindor.

Në një intervistë për gazetën “Fakt” me qendër në Poloni, Duda bëri vlerësime lidhur me mundësinë për vendosjen e armëve bërthamore në vendin e tij.

Ai theksoi se “Rusia ka militarizuar edhe më shumë rajonin e Kaliningradit në perëndim të vendit dhe se kohët e fundit ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi”.

“Ndarja e armëve bërthamore mes Polonisë dhe SHBA-së po diskutohet prej kohësh. Nëse aleatët tanë marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Duda./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror, ARRSH dhe Policia plan masash për sigurinë rrugore
Artikulli tjetërDASH: Sistemi gjyqësor në Shqipëri, më i pavarur nga Vetting-u dhe veprimet e SPAK