“Rrugët e besimit” në kishën e Shën Kollit në Sarandë
“Rrugët e besimit” në kishën e Shën Kollit në Sarandëhttps://ata.gov.al/2018/10/22/rruget-e-besimit-ne-kishen-e-shen-kollit-ne-sarande/Kisha e Shën Kollit, Sarandë është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 22 Tetor 2018
TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Kisha e Shën Kollit, Sarandë është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike.
Në këtë kishë po vijon puna për restaurimin e saj për ta shndërruar në një tjetër destinacion kulti të rijetëzuar si pjesë e itinerarit “Rrugët e besimit”.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro (Furxhi) së bashku me profesorët e nderuar, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo dhe specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve restauruese dhe konsoliduese, të cilat po aplikohen prej disa kohësh në këtë monument. /a.a/j.p/











