Mbyllja e basteve, bizneset do gjejnë model të ri fitimi

Mbyllja e basteve, bizneset do gjejnë model të ri fitimi

"Mbyllja e basteve, bizneset do gjejnë model të ri fitimi.Do të ishte ideale që fillimisht të punësoheshin njerëzit që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve, por kjo është e pamundur ndaj edhe fillimisht më 31 dhjetor do të ndodhë mbyllja e të gjitha pikave të basteve direkt apo online e më pas, biznesi do të mendojë një model të ri fitimi". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Laprakë, duke theksuar se paralelisht me mbylljen e basteve 1 janarin e ardhshëm do të hyjë në fuqi edhe ligji për tatimin 5 % të biznesit me xhiro vjetore 140 milionë lekë.http://ata.gov.al/2018/10/22/mbyllja-e-basteve-bizneset-do-gjejne-model-te-ri-fitimi/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 22 Tetor 2018

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ “Do të ishte ideale që fillimisht të punësoheshin njerëzit që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve, por kjo është e pamundur ndaj edhe fillimisht më 31 dhjetor do të ndodhë mbyllja e të gjitha pikave të basteve direkt apo online e më pas, biznesi do të mendojë një model të ri fitimi”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Laprakë, duke theksuar se paralelisht me mbylljen e basteve 1 janarin e ardhshëm do të hyjë në fuqi edhe ligji për tatimin 5 % të biznesit me xhiro vjetore 140 milionë lekë.

“Kjo është një mundësi e madhe për ata që jetojnë me një biznes të vogël. Kjo është rruga, do të kishte qenë mrekulli që të bëjmë dy gjëra në të njëjtën kohë, punësimin  pastaj mbylljen e basteve po nuk bëhet dot. Kështu që ata që kanë investuar në lokalin e tyre si pikë bastesh, ta kthejnë atë në një model të ri fitimi”, theksoi kryeministri.

“Dëmi kolosal nga ky aktivitet është i tillë që na detyron që në radhë të parë të merremi me këtë dëm kolosal që i shkaktohet shoqërisë e vendit deri në cënim të sigurisë kombëtare. Janë para që shkojnë në shumë drejtime, financojnë media, parti politike dhe patjetër që ky konsum që do përfitojë këtë shumë parash do kërkojë hapjen e të tjerave biznese, ata që kanë lokalet e basteve do të duhet të ndryshojnë modelet e tyre të fuitimit, pasi më 1 janar hyn në fuqi edhe ligji i tatim fitimit 5% për qind”, theksoi kryeministri Edi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.