Mësuesia sot, e parkahasueshme me të djeshmen
Mësuesia sot, e parkahasueshme me të djeshmenhttps://ata.gov.al/2018/10/22/mesuesia-sot-e-parkahasueshme-me-te-djeshmen/Duke falënderuar nxënësit e ekselencës, Rama i cilësoi ata si dallëndyshet e para që lajmërojnë një pranverë të mirëseardhur dhe të shumëpritur në të gjithë procesin e kalimit të shkollës sonë nga dimri i thellë drejt një stine të qëndrueshme me diell”. “Mjafton të shikosh sallën dhe është prova e sigurt që vetëm vajzat e gratë do ta shpëtojnë këtë vend. Nuk diskutohet që vetëm vajzat mund të jenë garanci për mësuesinë e të nesërmes dhe pa diskutim çdo djalë apo burrë që i bashkohet këtij grupi të madh vajzash dhe grash, që janë baza e mësuesisë është më shumë se sa i nderuar dhe respektuar”, tha Rama.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 22 Tetor 2018
TIRANË, 22 tetor/ATSH/- “E nesërmja e mësuesisë nuk do të ketë krahasim me të sotmen”.
Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët ekselentë të degës së mësuesisë, duke parashtuar reformat e ndërmarra në arsim.
“Mbështetja e posaçme financiare, heqja e tarifës për nxënësit e mirë që hyjnë në mësuesi, vijimi i konsolidimit të praktikës së portalit “Mësues për Shqipërinë”, që garanton konkurrencën dhe siguron meritën, transformimi rrënjësor i teksteve nga një mori tekstesh jashtë standardeve në tekstet e Oxford, Pearson, Cambridge, rritja e mëtejshme e pagave për mësuesit, stimulimi mëtejshëm i mësuesve përmes trajnimeve të financuara nga buxheti i shtetit, fillimi i aktivitetit të shkollës së drejtorëve të shkollave, që është një hap shumë i domosdoshëm në funksion të krijimit të një klase të re menaxherësh të shkollave, reformimi kurrikulave universitare të mësuesisë dhe akreditimi i deri më sot 14 institucioneve të arsimit të lartë për të bërë trajnimin e mësuesve, janë një tërësi piketash themelore për të garantuar që e nesërmja e mësuesisë të jetë pakrahasimisht më e mirë se e djeshmja dhe një hap i konsiderueshëm më përpara me të sotmen”, – nënvizoi Rama.
Duke falënderuar nxënësit e ekselencës, Rama i cilësoi ata si dallëndyshet e para që lajmërojnë një pranverë të mirëseardhur dhe të shumëpritur në të gjithë procesin e kalimit të shkollës sonë nga dimri i thellë, drejt një stine të qëndrueshme me diell”.
“Mjafton të shikosh sallën dhe është prova e sigurt që vetëm vajzat e gratë do ta shpëtojnë këtë vend. Nuk diskutohet që vetëm vajzat mund të jenë garanci për mësuesinë e të nesërmes dhe pa diskutim çdo djalë apo burrë që i bashkohet këtij grupi të madh vajzash dhe grash, që janë baza e mësuesisë është më shumë se sa i nderuar dhe i respektuar”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kemi shumë për të bërë, ende jemi larg, por pa diskutim jemi në rrugën e duhur dhe dëshmi e drejtësisë së kësaj rruge është prania juaj këtu si studentët e parë të ekselencës që i dedikohen mësuesisë”./k.s/j.p/



















