Ballina Aktualitet

Rama ndan pamjet: Elbasani sot


TIRANË, 2 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Elbasan ku inspektoi disa objekte të rëndësishme.

Rama ishte fillimisht në kantierin e Automotoparkut, ku po ndërtohet një platformë e re ultramoderne e motorsportit.

Rama vlerësoi se ky kantier do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit.

Po ashtu, kryeministri Rama inspektoi edhe godinën e re të Poliklinikës së Specialiteteve, pajisur me aparaturat bashkëkohore të fjalës së fundit.

Në përfundim, kryeministri zhvilloi një mbledhje me dy organizata të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama nga Elbasani: Në 2025, fitore më e madhe
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel, 3 mars