Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 3 mars

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët me karakter lokal në një pjesë të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes vonë pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/17 Re shi diell
Kukës 5/15 Re shi diell
Lezhë 9/17 Re shi diell
Dibër 4/14 Re shi diell
Durrës 8/21 Re shi diell
Tiranë 9/21 Re shi diell
Elbasan 5/20 Re shi diell
Berat 6/22 Re shi diell
Vlorë 9/21 Re shi diell
Korcë 1/14 Re shi diell
Gjirokastër 5/21 Re shi diell
Sarandë 9/20 Re shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamjet: Elbasani sot
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/3/2024