TIRANË, 2 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Elbasan ku inspektoi disa objekte të rëndësishme.
Rama ishte fillimisht në kantierin e Automotoparkut, ku po ndërtohet një platformë e re ultramoderne e motorsportit.
Rama vlerësoi se ky kantier do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit.
Po ashtu, kryeministri Rama inspektoi edhe godinën e re të Poliklinikës së Specialiteteve, pajisur me aparaturat bashkëkohore të fjalës së fundit.
Në përfundim, kryeministri zhvilloi një mbledhje me dy organizata të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare.
/m.m/r.e/























































