Ballina Bota

RUSI – Moska numëron 74 miliarderë në vitin 2018

MOSKË, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Rusia numëron 74 miliarderë në monedhën dollarë në vitin 2018, ose pesë më shumë se viti i kaluar, sipas një raporti vjetor të bankës ”Credit Suisse” i publikuar sot, duke vënë në dukje pabarazinë e ndarjes së pasurive në vend.

”Përqëndrimi i theksuar i pasurisë në Rusi reflektohet në faktin se sot numërohen 74 miliarderë në moshë të rritur, pavarësisht nivelit modest të pasurisë nga individët në moshë madhore’’, njofton raporti, i cili kishte paraqitur 69 miliarderë në raportin e 2017.

Sipas raportit të fundit, vetëm 10% e popullsisë më të pasur zotëron 82% tëgjithë pasurisë së Rusisë./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdotja akustike, 90% më pak ankesa në zonat turistike
Artikulli tjetërKëmbimi valutor – Forcohet dollari, zhvlerësohet euro kundrejt lekut