TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka komentuar në rrjetet sociale protestën e thirrur nga grupi i “Rithemelimit” dhe Federata Opozitare e bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ish-zv.kryeministri Braçe ka postuar një foto nga protesta, ku në njërin krah janë mbështetës të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarë, por për të cilin SPAK ka ngritur akuzën për shitblerje votash, ndërsa në foton tjetër është një pankartë ku qytetarët citojnë ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
“Kaq mjafton! Nuk ka nevojë për më shumë! Këta janë! Në mbrojtje të tre vrasësve:
Vrasësit të 21 Janarit – i pari; Vrasësit (nga e njëjta shtëpi) të Gërdecit – i dyti; Vrasësit të ushtarakëve shqiptarë – i treti”, shprehet Braçe.























