Ballina Aktualitet

Meta për protestën: Qytetarët rikthyen shpresën

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së thirrur nga grupi i “Rithemelimit” dhe Federata Opozitare e bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se “qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”.

Sipas tij, “protesta ishte madhështore”.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!”, u shpreh  Meta

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Meta sqaron dhe mungesën e tij fizike në protestë, duke postuar një foto nga vizita e tij në Egjipt Kajro. “Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin”, bëri të ditur Meta, në rrjetet sociale.

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMirëmenaxhimi i të kthyerve nga zonat e konfliktit, Qose takon zyrtarë të BE-së
Artikulli tjetërProtesta e opozitës, Braçe: Në mbrojtje të vrasësve të 21 Janarit, Gërdecit dhe ushtarakëve