Ballina Aktualitet

Protesta e opozitës, Braçe: Në mbrojtje të vrasësve të 21 Janarit, Gërdecit dhe ushtarakëve

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka komentuar në rrjetet sociale protestën e thirrur nga grupi i “Rithemelimit” dhe Federata Opozitare e bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ish-zv.kryeministri Braçe ka postuar një foto nga protesta, ku në njërin  krah janë mbështetës të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarë, por për të cilin SPAK ka ngritur akuzën për shitblerje votash, ndërsa në foton tjetër është një pankartë ku qytetarët citojnë ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Kaq mjafton! Nuk ka nevojë për më shumë! Këta janë! Në mbrojtje të tre vrasësve:
Vrasësit të 21 Janarit – i pari; Vrasësit (nga e njëjta shtëpi) të Gërdecit – i dyti; Vrasësit të ushtarakëve shqiptarë – i treti”, shprehet Braçe.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta për protestën: Qytetarët rikthyen shpresën
Artikulli tjetërKupa e Shqipërisë, “Teuta” e “Tirana” në “paqe” pa gola