TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së thirrur nga grupi i “Rithemelimit” dhe Federata Opozitare e bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se “qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”.
Sipas tij, “protesta ishte madhështore”.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!”, u shpreh Meta
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.
Meta sqaron dhe mungesën e tij fizike në protestë, duke postuar një foto nga vizita e tij në Egjipt Kajro. “Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin”, bëri të ditur Meta, në rrjetet sociale.
/a.g/












