Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Putini do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalny

BRUKSEL, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e aktivistit të opozitës Alexei Navalny, tha sot shefi i marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny”, tha Borrell në X, i njohur më parë si Twitter.

Duke cituar të venë e Navalny, Yulia Navalnaya, Borrell shtoi:

“Siç tha Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putini”, tha Borrell duke cituar të venë e Navalny, Yulia Navalnaya.

Navalnaya iu drejtua sot ministrave të Jashtëm të BE-së në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel.

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile dhe median e pavarura të Rusisë”, tha Borrell. .//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi: PS kërkon fitore më të thellë në 2025, s’ka krizë ligjesh në parlament
Artikulli tjetërNdryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Në fokus mbrojtja e pasurisë tonë kombëtare