Ballina Aktualitet

Bardhi: Përçarja e PD-së nuk është rruga e duhur

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Elbasan u shpreh se “20 shkurti është protestë e çdo qytetari”.

Bardhi u shpreh se “kemi një detyrë, të ndërgjegjësojmë se përçarja e PD-së nuk është rruga e duhur”.

“Bashkimi i PD-së të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm”, u shpreh ai.

“Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Kemi një detyrë! T’i ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur për PD-në dhe për Shqipërinë”, tha ai.

Bardhi shprehu bindjen se “po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot, pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve”.

“Prandaj duke qenë të gjithë të ndërgjegjshme se çfarë po bën Edi Rama, do të duhet që të gjithë bashkë të jemi më 20 shkurt, në orën 17:30, në shesh përpara Kryeministrisë, jo thjesht për të treguar se reagojmë para padrejtësisë, por për të dhënë mesazhin se të bashkuar jemi më të fortë dhe dimë të japim përgjigjen e merituar ndaj padrejtësive që na bëhen”, shtoi ai.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParkut të Liqenit i shtohen 79 pemë të reja, Veliaj: Deri në fund të sezonit mbjellim 100 mijë fidanë
Artikulli tjetërBasha: McGonigal i përfshirë te çështja e inceneratorëve, javën tjetër kallëzim në SPAK