Ballina Aktualitet

Tabaku: Projektligji për lojërat e fatit, i pamundur kontrolli i pastrimit të parave

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se qeveria pranoi dështimin me lojërat e fatit.

Duke folur për  projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit, Tabaku tha se, me këtë projektligj qeveria pranoi dështimin e kontrollit të territorit dhe menaxhimin nga grupet kriminale të këtij sektori që fatkeqësisht ka dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shtoi se qeveria e ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor.

Sipas saj, ligji prezanton po të njëjtën mënyrë të menaxhimit por nga ana tjetër e përqendron atë në pak duar.

“E ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor. Që nga dhënia e licencave të kompanive deri tek kriteret e tjera, tek mënyra e përzgjedhjes, kanë treguar që në sektorë të tjerë kanë dështuar dhe këtë tendencë do ketë dhe këtu”, u shpreh Tabaku.

“Çdo iniciativë e tillë duhet të kishte një diskutim më të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës. Prezantimi i këtij ligji është thjesht një shembull tjetër i kapjes së shtetit, thjesht një ligj tjetër i porositur”, përfundoi Tabaku.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti i Muzeut “Marubi” sjell “të fshehtat” e lagjes Parrucë
Artikulli tjetërSituata e gripit, Mjekja Diko për ATSH-në: Rritje e numrit të vizitave, grupmosha më e prekur 35 – 65 vjeç