Ballina Ekonomi

Leku shfaqi stabilitet në kursin e këmbimit

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Leku shqiptar po vijon të shfaqë stabilitet edhe përgjatë 2024-ës.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye të të mërkurën në të njëjtat kuota si një ditë më parë me konkretisht 103.90 lekë.

Po ashtu, edhe dollari amerikan fitoi lehtë terren me vetëm 0.06 lekë në kursin e këmbimit me lekun krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 95.95 lekë.

Paundi britanik u këmbye me 121.56 lekë, pothuajse në nivelet e një ditë më parë ashtu sikundër franga zvicerane e cila u këmbye me 111.17 lekë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa pret në ATSH ambasadorin e Algjerisë, Saidani
Artikulli tjetërVeliaj pret kryebashkiakun e ri të Athinës: Mund të mësojmë nga njëri-tjetri