Ballina Ekonomi

Marrëveshja për programin INTERREG, forcim ekonomisë së qëndrueshme novatore

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi të enjten marrëveshjen me Francën dhe Komisionin Europian për programin INTERREG.

Marrëveshja synon promovimin e rritjes ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zonën e Adriatikut Jugor.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi bëri të ditur se kjo marrëveshje vjen me katër objektiva kryesore, forcimin e ekonomisë së qëndrueshme novatore, mbrojtjen, restaurimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror dhe të trashëgimisë, promovimin e hapësirave të jetesës së gjelbër dhe forcimin e turizmit të qëndrueshëm.

Po ashtu komisioni miratoi marrëveshjen e financimit mes me Komisionin Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2021-2027.

Programi INTERREG EURO-MED është program i bashkëpunimit territorial evropian në nivel ndërshtetëror. Misioni i programit është të gjejë, të transferojë dhe të zbatojë zgjidhje për problemet e identifikuara si prioritete në fushat e novacionit, ekonomisë dhe mjedisit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në Rrogozhinë: Sa më shumë të rinj t’i bashkohen PS-së, forcës më të madhe politike
Artikulli tjetërPunime në aksin Skuraj-Burrel, devijohet trafiku për mjetet mbi 3.5 tonë