Ballina Aktualitet

Peleshi: Dënojmë me forcë sulmin e rëndë në Pragë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dënoi sot me forcë sulmin me armë në një universitet në Pragë.

“Me mendje dhe zemër pranë familjarëve dhe autoriteteve çeke, të tronditura nga tragjedia në Universitetin “Charles” të Pragës. Dënojmë me forcë këtë sulm të rëndë”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Peleshi shprehu po ashtu angazhimin në përpjekjet për një rajon të sigurt dhe në paqe.

Republika Çeke e ka shpallur të shtunën (23 dhjetor) ditë zie kombëtare, pasi një person i armatosur vrau 14 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një universitet në Pragë.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania: Nuk i detyrojmë dot refugjatët ukrainas të kthehen në atdhe dhe të luftojnë
Artikulli tjetërSPAK, kërkesë GJKKO për “arrest shtëpie” ndaj Berishës