Ballina Aktualitet

Varhelyi: Gati të hapim negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Varhelyi shkroi se, “në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam shqyrtimin e screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin 1 të çështjeve themelore në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete në takimin e zyrës së OKB në Tiranë mbi raportin e rishikimit vjetor të performancës për vitin 2023
Artikulli tjetërRama përpara samitit në Bruksel: Krenar për Shqipërinë