Ballina Aktualitet

Rama përpara samitit në Bruksel: Krenar për Shqipërinë

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ndau disa pamje përpara samitit, teksa u shpreh krenar për Shqipërinë.

Përpara Samitit, Këshilli Evropian publikoi konkluzionet e tij, ku përgëzon tij bashkëpunimin me Shqipërinë, ndërkohë që kërkon hapjen sa më shpejt të grupit të parë negociues me Shqipërinë.

Në Konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin, të miratuara nga Këshilli më 12 dhjetor për Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, përshëndetet bashkëpunimi me Tiranën në procesin integrues.

Këshilli përshëndet konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur me Shqipërinë në korrik 2022.

Ai përshëndet progresin e reformave të bërë në vitin e kaluar, duke përfshirë përfundimin me sukses të takimeve të procesit të screening. Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Samiti i fundit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë në 6 dhjetor 2022. Ky ishte samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që është zhvilluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVarhelyi: Gati të hapim negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë
Artikulli tjetërJaka takim me ambasadorin e Katarit, zgjerim marrëdhënieve tregtare