Ballina Bota

SOFT NEWS – Konkurs bukurie miss… macja!

ANKARA, 15 tetor /ATSH-AA/ – Për promovimin e maceve të Ankarasë dhe të nxitjes së dashurisë ndaj kafshëve, në qytetin turk të Pursaklarit u organizua Festivali Ndërkombëtar i Maceve të Bukura.

Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit ”Abdurrahim Karakoc”, morën pjesë rreth 200 mace.

Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.

Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar te raca, lloji dhe ngjyra.

Vendin e parë e mori një mace e racës Pamuk, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike e racës Pascal, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit një mace e racës Hercules.

Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shtegu i Çezarit, për turistët e lidhur me natyrën dhe historinë
Artikulli tjetërShifrat e nëntëmujorit, mbi 100 mijë kontejnerë të përpunuar në portin e Durrësit