Ballina Flash

QSUT siguron medikamentin për leuceminë

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi sot se medikamenti “Asparaginaza” prej 1 viti është zëvendësuar me medikamentin “Ervinase”, që është një alternativë.

Në një reagim ndaj një lajmi të qarkulluar në media për mungesën e medikamentit “Asparaginaza”, QSUT njoftoi se prej 1 viti ky medikament është zëvendësuar me medikamentin “Ervinase”, që është një alternativë më e mirë, e sugjeruar nga mjekët përkatës dhe përdoret për trajtimin e fëmijëve të prekur nga leucemia.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri me dije se personeli i saj, edhe me mbështetjen e MSHMS, e ka siguruar medikamentin, i cili në vijim do të jetë në përdorim të pacientëve.

Në reagimin e saj, QSUT siguron opinionin publik se furnizimi në vijim me këto medikamente bëhet konform të gjitha procedurave ligjore në fuqi, si dhe protokolleve të veçanta të transportimit dhe ruajtjes së barit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇmimi i mirënjohjes për kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, dr. Gentiana Sula
Artikulli tjetërSpiropali: Shkodra po kthehet në pol zhvillimi falë projekteve të rëndësishme