Ballina Aktualitet

Buxheti 2024, Rama: Rritje e pagave për mbi 30 mijë mësues

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot lajmin e mirë se në buxhetin e vitit  2024 është parashikuar rritje e pagave për mësuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues.

Projektbuxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliardë e 223 milionë lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliardë e 49 milionë lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.

Fondi i rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024 parashikohet në shumën 4 miliardë lekë, duke projektuar buxhetin e MAS në shumën 56 miliardë e 223 milionë lekë, ose 9 miliardë e 49 milionë lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023.

Gjithashtu, do të vijojë mbështetja e dedikuar për 1700 mësuesit ndihmës në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, për 850 punonjësit psiko-socialë dhe 220 oficerë sigurie në shkolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti kërkon nga Bosnjë Hercegovina zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë
Artikulli tjetërEkspozitë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, kushtuar Shkodrës