Ballina Flash

Ekspozitë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, kushtuar Shkodrës

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Në “Netët e Muzeut” të organizuar nga Banka e Shqipërisë ishte e pranishme edhe Shkodra.

16 panele, ku paraqiteshin foto ilustruese të kartëmonedhave lokale të hedhura në qarkullim nga Përlimtarja/Bashkia e qytetit të Shkodrës, si dhe disa nga zhvillimet më tipike të tregtisë dhe ekonomisë të këtij qyteti, në shek. XVII – XIX, si: pazari, mjetet e prodhimit, veshjet tradicionale, orenditë shtëpiake etj.

Kjo ekspozitë u prezantua nga dr. Amila Gjyrezi, ish-drejtore e Muzeut Historik të Shkodrës dhe aktualisht drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Edukimit, Rinisë dhe Sporteve të Bashkisë së Shkodrës.

Aktiviteti “Netët e Muzeut” organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë ishte një mundësi e çmuar për promovimin e trashëgimisë së pasur të traditës shkodrane në etnografi dhe historisë së marrëdhënieve ekonomike disa shekuj më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2024, Rama: Rritje e pagave për mbi 30 mijë mësues
Artikulli tjetërNegociatat e pranimit në BE, Dhuka: Brenda muajit përfundon shqyrtimi analitik i legjislacionit