Ballina Aktualitet

Nikolla në SHBA, takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Gjatë qēndrimit në New York, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB.

Kryetarja Nikolla përgëzoi drejtuesit e Misionit, Përfaqësuesin e Përhershëm, Ferit Hoxha dhe Zëvëndësen Albana Dautllari, për performancën e shkëlqyer në pëmbushjen e misionit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme dhe Presidente e KS dhe lartësimin e prestigjit të vendit tonë si asnjëherë tjetër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Arbëreshët e Italisë kanë shumë për t’u krenuar
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 23 tetor 2023