Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/03/2018

VJENË (Austri) – Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz takon ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë në përpjekje të zgjidhjes së problemit për emrin e Maqedonisë.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa drejton meshën Pasioni i Krishtit në bazilikën e Shën Pjetrit.

VARSHAVË (Poloni) – Intervistë eskluzive e shefit të diplomacisë polake, Jacek Czaputowicz për marrëdhëniet Poloni-BE, Brexit, çështjen Skripal dhe ligjin e debatuar mbi Holokaustin.

LE BURGET (Francë) – Takimi i 35-të i përvitshëm i myslimanëve të Francës.

JERUZALEM – Ceremonia tradicionale e Rrugës së Kryqit në rrugën Dolorosa në Jeruzalem.

MEKSIKO (Meksikë) – Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale të 1 korrikut në Meksikë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 30 Mars 2018
Artikulli tjetërTURQI – Të paktën 17 të vdekur pas një aksidenti rrugor