TURQI – Të paktën 17 të vdekur pas një aksidenti rrugor

ANKARA, 30 mars /ATSH-AFP/ – Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën në lindje të Turqisë pas aksidentit të një minibusi që transportonte migrantë klandestinë pakistanezë, afganë dhe iranianë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

“Aksidenti ndodhi dje në mbrëmje”, shtoi Anadolu Agency.

Në bordin e automjetit, që ishte i konceptuar për transportin e 14 pasagjerëve, ndodheshin 50 persona./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.