Ballina Bota

RUSI – Kim: Ndihmë Putinit në luftën kundër Ukrainës

MOSKË, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka premtuar presidentit rus Vladimir Putin ndihmën në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pas takimit me Putin në kozmodromin ”Vostochny”, sipas raporteve të medias.

”Rusia po mbron sovranitetin dhe sigurinë e saj”, tha Kim në një takim me Putinin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha vendimet e Putinit dhe vendimet e qeverisë ruse. Unë shpresoj se do të jemi gjithmonë së bashku në luftën kundër imperializmit dhe në ndërtimin e një shteti sovran”, shtoi ai.

Përveç çështjeve të teknologjisë raketore, sipas vëzhguesve, në axhendën e takimit janë edhe dërgesat e armëve dhe municioneve nga Koreja e Veriut në Rusi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrafikat e Italo Kalvinos do të ekspozohen në Qendrën Kombëtare të Librit
Artikulli tjetërHasa: Basha dhe PD do të punojnë çdo ditë për shqiptarët