Ballina Aktualitet

Nis turi i çiklizmit, Policia e Korçës publikon planin e masave

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Policia e Korçës ka marrë një plan masash garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”.

Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, “në datat 21.08.2023 dhe 22.08.2023, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e kategorive (grupmoshave) të ndryshme”.

“Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:   Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë”, vijon njoftimi.

“Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij”, përfundon njoftimi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Lula: Në samitin e BRICS doja ta takoja Putinin për të diskutuar paqen në Ukrainë
Artikulli tjetërBllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit