Ballina Ekonomi

Eksportet drejt Greqisë rritje me 15.6 %

TIRANË, 21 gusht/ATSH / Eksportet shqiptare drejt Greqisë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, shënuan rritje me 15.6 %, ose 2.5 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-korrik, në vlerë llogariten 18.5 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022-shit ishin 16 miliardë lekë.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë kësaj periudhe zunë 6.7 % të totalit të të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 52 miliardë lekë.

Ndryshe nga eksportet importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë 7-mujorit shënuan rënie. Ato llogariten për periudhën 33.9 miliardë lekë, kur të të njëjtën periudhë, një vit më parë (2022) u importuan mallra në vlerë 39.9 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të eksportuara drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 6.5 miliardë lekë dhe grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e mbi 4.1 miliardë lekëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit, 83 mijë pasagjerë në dy javët e para të gushtit
Artikulli tjetërHafizi për ATSH-në: 57 mijë turistë në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”