Ballina Ekonomi

Durrës, 12 mijë udhëtarë në javën e parë të tetorit

TIRANË, 9 tetor/ATSH/-  Mbi 12 mijë udhëtarë dhe 2 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrës gjatë javës së parë të muajit tetor.

Sipas të dhënave operative të APD, tragetet që kanë lundruar drejt portit të Barit dhe Ankonës janë preferuar nga 6.233 udhëtarë me 947 autovetura. 

Në kthim nga portet e Italisë drejt Durrësit tragetet kanë transportuar 5.845 udhëtarë dhe 1.063 autovetura.

Numri më i madh ditor i udhëtarëve ka lundruar me tragete gjatë fundjavës së kaluar.

Nga burimet operative mësohet se tragetet kanë transportuar gjithashtu brenda javës 1.512 kamionë dhe trajlerë me mallra eksporti dhe importi./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Në Shqipëri 2 mld dollarë shpenzime nga turistët në 2017
Artikulli tjetërSuarez në dyshim për El Clasico