Ballina Lajme nga Vendi

Suarez në dyshim për El Clasico

TIRANË, 9 Tetor /ATSH/ -Tek Barcelona janë të shqetësuar për gjendjen fizike të Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ecuria e fazës riaftësuese do të përcaktojë edhe datën e saktë të rikthimit të futbollistit nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në El Clasicon e 28 tetorit përballë Real Madridit.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, 12 mijë udhëtarë në javën e parë të tetorit
Artikulli tjetër“Babalja”/ Gjykata e Krimeve të Rënda, arrest me burg për Fredi Alizotin