TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla PëRCOLLI NJë mesazh urimi me rastin e Ditës së Ashures.
“Dita e Ashures është një ditë falenderimesh, festë e kremtimit të miqësisë, mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit. Është dita që na kujton se ndjenjat dhe vlerat e vëllazërimit qëndrojnë mbi besimin dhe dallimet, si besimtarë e qytetarë. Gëzuar, shëndet e bekime për të gjithë”, thuhet ë mesazhin e eurimit të Nikollës.
Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures, e cila konsiderohet si ditë e rëndësishme në kalendarin e tyre fetar.





















