Ballina Ekonomi

Sportelet e Kujdesit ndaj Klientit hapur edhe të dielën

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), për t’i qëndruar sa më pranë klientëve në këtë sezon turistik, ka vendosur të mbajë hapur sportelet e kujdesit ndaj klientit edhe këtë të dielë.

Ndërsa çdo ditë jave shërbimi oforhet nga ora 08:00-20:00.

Në rreth 100 qendrat e Kujdesit ndaj Klientit të shtrira në të gjithë Shqipërinë, abonentët e FSHU kanë mundësi të paguajnë faturën mujore të konsumit të energjisë elektrike në pikën e tyre më të afërt të KNK-së apo edhe në çdo pikë tjetër alternative.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBien eksportet drejt Gjermanisë, importet rritje me 5.6 miliardë lekë
Artikulli tjetërNikolla mesazh urimi me rastin e Ditës së Ashures